Urime! Ke zgjedhur SHQIPEN [.al] si gjuhë ndihmëse. Në çdo çast mund ta ndërrosh atë me një gjuhë tjetër duke klikuar me mausin në zonën përkatëse në faqen kryesore të këtij sajti.
Kursi përbëhet nga tre pjesë të mëdha:
- paraqitja e metodologjisë, si për ata që e flasin rromishten si gjuhë amtare po ashtu edhe për fillestarët;
- tre nivele të gjuhës rrome, të përbërë secili prej 35 njësish të kushtuara
• rromishtes si gjuhë në ambientin familjar,
• rromishtes në shoqërinë e sotme
• e rromishtes si gjuhë për përballje idesh e argumentim;
- një nivel kushtuar kulturës rrome me gjashtë lëndë:
• letërsia rrome,
• historia e rromëve,
• kronologji historike
• historia e muzikës rrome,
• etnologjia,
• gjuhësia
• e komunikimi evropian.
Këto lëndë kanë për qëllim të të pajisin me njohuri të besueshme në fushat përkatëse, por sidomos të të përgatisin që të përdorësh rromishten si gjuhë bashkëbisedimi intelektual, të pasur, të saktë e me nivel, përtej së folmes të përditshme.
Njohës i rromishtes apo fillestar, të ftojmë që të lexosh me kujdes të gjitha shpjegimet metodologjike të kursit (hyrje).
Çfarë quajmë njohës të rromishtes e çfarë quajmë fillestar? Quhet njohës i rromishtes secili person që njeh të paktën 300-400 fjalë të kësaj gjuhe, pavarësisht nëse e flet atë apo jo. Quhet fillestar personi që nuk e ka këtë njohuri.
Përvetësimi i rromishtes me kursin R.E.D.-RROM do të të mundësojë që të fitosh diplomën e licensës evropiane LMD në gjuhën e kulturën rrome (informohu më shumë rreth universiteteve që ofrojnë këtë mundësi).